Shtyhet pretenca për Gaten e grupin "Lazarati 2014", shkak mungesa e avokatit
Për shkak të mungesës së avokatit është shtyrë për në datën 2 dhjetor pretenca për Gaten e grupin "Lazarati 2014">2014".

Pretenca për 11 të pandehurit u shty për shkak të mungesës së avokatit të njërit prej të pandehurve, Arjan Basha.

Seancat gjyqësore ndaj 11 të akuzuarve se kanë qëlluar me armë ndaj policisë në aksionin anti-kanabis të zhvilluar në vitin 2014">2014 në Lazarat, janë zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Pas pretencës së Prokurorisë dhe mbrojtjes nga avokatët, pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda, ta përmbyllë këtë proces duke dhënë vendimin.

Të pandehurit, mes tyre Gate Mahmutaj dhe djali i tij Vandami, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, ç'ka përkthehet në uljen e dënimit me 1/3. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2015, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori