Është shtyrë për javën e ardhshme
seanca ndaj
Arben Frrokut, pasi mungoi dëshmitari kyç i Prokurorisë. Raportohet se
seanca gjyqësore ndaj
Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Prokurorisë për vrasjen e komisar Dritan Lamajt është shtyrë dhe shkak është bërë mungesa e dëshmitarit kyç të Prokurorisë,
Arben Ndoka.
Në seancën e sotme pritej që të fliste dëshmitari
Arben Ndoka, i cili pretendon se ditën e vrasjes së Lamajt ka parë në vendin e ngjarjes biznesmenin
Arben Frroku.
Po të kthehemi pas në kohë,
seanca e 10 shtatorit u shty për shkak të mungesës së prokurorëve. Në seancën e 6-të gjyqësore, një shkresë e ardhur nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve konfirmon se janë humbur kontaktet me Ndokën. Avokati Genc Gjokutaj kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë për klientin e tij, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjyqësore seancën e 30 korrikut. Sipas Gjokutaj, klienti i tij “
Arben Frroku po vuan padrejtësisht dënimin në burg”. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014,
ora 12:03