Shtyhet per 2 mars gjykimi kunder Albin Kurtit
Albeu.com
Seanca gjyqësore kundër Albin Kurtit, liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, është shtyrë për 2 mars të këtij viti. Zoti Kurti as ditën e sotme nuk është paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me gjithë urdhër-arrestin që gjykatësi kryesues i panelit ka lëshuar për ta sjellë atë në Gjykatë.
Akuza e rëndon Kurtin për "organizimin e një turme që ka kryer vepër penale, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, dhe për thirrje në rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë më 10 shkurt të vitit 2007".

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” e ka cilësuar procesin gjyqësor kundër tij të motivuar politikisht. Po ashtu, mijëra nënshkrime qytetarësh nga e gjithë Kosova janë vënë në peticionin kundër gjykimit të Albin Kurtit.
Shtuar më 23/02/2010, ora 17:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori