Bllokohet aksi Klos- Bulqizë, xhamat “mbulojnë” asfaltin: Nuk dihet si kanë përfunduar aty

Aksi nacional Klos-Bulqizë është bllokuar përreth 1 orë. Shkak janë bërë disa xhama të thyer që kanë mbuluar rrugën. Një sasi e madhe xhamash janë parë në asfalt në vendin e quajtur Klos Katund dhe nuk dihet se si kanë përfunduar aty.

Është dashur ndërhyrja e punëtorëve të firmës mirëmbajtjes së rrugës dhe policisë rrugore në mënyrë që të rikthehej lëvizja normale e automjeteve.

Policia ka nisur hetimet për të gjetur automjetin nga i cili kanë përfunduar xhamat në rrugë.