Shtyhet mbledhja e Byrosë për përjashtimin e kryeministrit
Mbledhja e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin 10 ditë nga Parlamenti të Kryeministrit Edi Rama mesa duket është shtyrë për ditën e hënë.

Kjo mbledhje ishte parashikuar të mbahej sot në orën 18:00, ku do të diskutohej kërkesa e Partisë Demokratike, e cila kërkon përjashtimin e Ramës pas tensioneve në Parlament ditën e enjte.

Kryeministri gjatë seancës plenare ofendoi deputetët e opozitës duke i quajtur “tufë”. Kjo shkaktoi reagimin e opozitës dhe bëri që seanca të ndërpritej dy herë./Albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori