Shtyhet gjyqi për padinë e Ramës ndaj Ristanit
Sa i takon padisë së Ramës ndaj Ristanit për shpifje, gjyqi ndaj paleve është shtyrë për në datën 18 maj, si pasojë e mungesës së gjyqtarit.

Sot është shtyrë seanca e radhës gjyqësore ndaj Arben Ristanit, të paditurit nga kryeministri Rama për shpifje. Mësohet se seanca është shtyrë, pasi nuk është formuar Kolegji Penal, si pasojë e mungesës së gjyqtarit Artan Zeneli.

Ristani u padit nga Rama në lidhje me deklaratat e bëra nga selia e PD, ku akuzohej Qeveria për mbështetje të bandave kriminale. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2015, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori