Dalin pamjet e shpërthimit të zjarrit në spital Covid të Tetovës (VIDEO)

Dy ditë më pari, spitali i improvizuar për trajtimin e pacientëve me COVID-19 u përfshi nga flakët duke u marrë jetën 14 personave dhe duke lënë të lënduar 12 të tjerë.

Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë publikuar pamje nga momenti i shpërthimit të zjarrit, ku shihen pacientët dhe stafi duke u përpjekur të evakuohen dhe më pas një shpërthim i madh zjarri.

Kujtojmë se pas kësaj ngjarjeje tragjike, Maqedonia ka shpallur tri ditë zie./albeu.com


Shtuar 10.09.2021 16:23