Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim
Gjika ka shprehur sot besimin se Gjykata e Tiranës do të jape drejtësi, por shpreh rezerva lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë për
transferimin e
dosjes nga Vlora.
I pyetur nga “ABC News”, per kete akt, qe e solli ceshtjen e tij ne
Tirane,
Gjika shprehet, se vendimi i
Gjykates se Larte bie ndesh me vendimet unifikuese, te po kësaj gjykate, duke aluduar për vendim të njëanshëm.
Gjika madje hedh dyshime per arsyetimin qe perdori prokuroria ne kerkesen per
transferimin e
dosjes se tij.
Ndërkohë, edhe pse dosja është transferuar në Tiranë, zyrtarisht procesi ndaj kryetarit të Bashkisë dhe 7 të pandehurve të tjerë, nuk ka nisur. Shkak është bërë mos marrja e njoftimit nga të pandehurit për datën dhe orën e gjyqit. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2014,
ora 15:11