Shtyhet gjyqi ndaj Metës në Gjykatën e Lartë
Shtyhet gjyqi ndaj Metës në Gjykaten e Lartë gjatë ditës së sotme, duke u caktuar si datë tjetër 11 nëntori.

Sot pritej që mbrojtja dhe Prokuroria të jepnin pretendimet e tyre lidhur me akt-ekspertimin e ekspertëve, të cilët e konsideruan videon si jo origjinale.

Gjatë seancës së zhvilluar më 31 tetor e ekpertët shqiptarë dolën në konkluzionin se video përgjimi Meta-Prifti nuk është orgjinale dhe autentike, ndërsa nuk mund të konfirmohet nëse personat në video janë ish-kryeministri Ilir Meta dhe ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori