Shtrimi i rrugës, trafik në “Rrugën e Elbasanit”
Edhe pse kanë kaluar 12 muaj që nga nisja e punimeve për zgjerimin dhe shtrimin e rrugës së Elbasanit, kjo rrugë vazhdon të jetë sjell problem në trafik.


Punonjësit e firmës shprehen se vonesa e punimeve ka ardhur nga mosshlyerja e detyrimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Në këtë rrugë, nga kopleksi i lojrave “7 xhuxhat” e deri tek shkolla e policisë në Suak nuk janë vetëm punimet që rëndojnë trafikun.


Punonjësit e policisë rrugore, edhe pse janë në dijeni të këtij trafiku të rënduar, nuk duken gjekundi, përveç policit që kujdeset për semaforin pranë Ambasades Amerikane, ku edhe vet ambasadori pret në trafik. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori