Diell, shtrëngata apo breshër: Si do të jetë moti nesër
Nesër (e mërkurë dt.26), në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre sot pasdite.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36 °C

në vendet e ulëta: 22 / 38 °C

në vendet malore: 15 / 27 °C

Nesër (e mërkurë dt.26) era pritet të forcohet, për të arritur deri e fortë.

Shtuar më 25/06/2019, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori