Shtrëngata dhe stuhi të forta, përkeqësohet moti ditët e fundit të shkurtit
Përmirësimi i shkurtër i motit gjatë mbrëmjes së të enjtes do të pasohet nga një përkeqësim gradual në mëngjesin e ditës së premte, parashikojnë meteorologët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim parashikohenorët e mëngjesit nesër.

Më tej, do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto herë-herë të dendura në veri e verilindje.

Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.

Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, herë-herë e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -2ºC deri në 5ºC

zonat e ulëta 1ºC deri në 12ºC

zonat bregdetare 2ºC deri në 13ºC
Shtuar më 27/02/2020, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori