Shtrëngata dhe përmbytje, zbuloni zonat problematike të Shqipërisë për sot pasdite dhe nesër
Reshjet e shiut do të vazhdojnë në të gjithë vendin edhe gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme.

Siç thuhet në parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, do të ketë shtrëngata shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat do të jenë mesatare të stinës.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Elbasan, Fier, Berat, Korçë, dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare.

Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.

Kështu, reshje shiu të konsiderueshme të shoqëruara edhe me shtrëngata do të ketë në Kukës, Dibër, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2018, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori