Sportelet shtetërore të mbyllura, ç’po ndodh me portalin E-Albania

Teksa qeveria njoftoi se të gjitha shërbimet e administratës shtetërore do të kryheshin online dhe sportelet u mbyllën, duket se vështirësitë që po hasen në këtë drejtim janë të shumta.

Portali E-Albania i administruar nga agjencia e kombëtare e shoqërisë të informacionit nuk po i përgjigjet kërkesave të përdoruesve.

Qytetarët shprehen se aplikacioni ka probleme. Ndërkohë që qytetarët thonë se shërbimet në faqen e-Albania nuk merren në kohë dhe aksesi është tepër i vështirë.

Agjencia e Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, lidh seri kontratash tenderash për shërbime mirëmbajte kompjuterike. Vetëm për periudhën Mars-Prill të vitit 2022 kjo Agjenci ka dhënë 4 tendera për mirëmbajtjen e sistemit në shumën 3.5 mld lekë.

Kështu në tenderin e mbyllur në Mars 2022 do të jepen rreth 800 milion lekë të tjera për rikontrollin e disa standardeve ndërkombëtare ISO dhe auditimi për konformitet ndaj eIDAS për shërbimet e besuara.