Shtohet ardhja e refugjatëve, edhe sot u kapën 25 veta në Kapshticë
Nuk ndalet fluksi i emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme. 25 refugjatë janë kapur ditën e sotme në Kapshticë. Burime nga Policia e Korçës bëjnë të ditur se emigrantët e ndaluar janë të kombësive siriane, irakiene dhe palestineze.

Një pjesë e tyre u kapën në fshatin Trestenik si dhe një pjesë tjetër në qendër të Bilishtit. Mes emigrantëve ka gra dhe fëmijë të vegjël. Ata janë transportuar drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.
Shtuar më 12/08/2018, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori