Shtohen viktimat nga përleshja në Laç
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç, ku disa persona janë përplasur me armë zjarri në qendër të qytetit.

Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit, mbetën të vdekur dy persona, të identifikuar si Mikel Jushi 35-vjeç dhe Jani Jushi, 30-vjeç, të cilët humbën jetën në spital.

35-vjeçari ishte pronari i një lokali në zonë, ndërsa 30-vjeçari ishte djali i xhaxahit të tij

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë,ndërsa janë ngritur edhe pika të shumta kontrolli në Laç, por nuk ka ende asnjë të shoqëruar për ngjarjen.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë per jetën në Tiranë për ndihme mjekësore.

Në vendngjarje mberriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.
Shtuar më 28/04/2019, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori