Shtohen rastet e shkeljeve, 3 procedime për shit-blerje vote në Elbasan
Vetëm 3 ora kanë akaluar nga nisja e proçesit të votimit ndërsa mësohet se deri tani janë shënuar 3 raste shit-blerje votash.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur nën Elbasan dhe sipas tyre po procedohet në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve F.GJ 56 vjeç banues në Tiranë, A.J., 66 vjeç banues në Elbasan dhe XH.H., 24 vjeç banues në Cërrik.

Dyshohej se shtetasi F. Gj. do të shpërndante para për blerje votash, në favor të një subjekti politik në fshatin Zdrajsh. Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.

Po kështu edhe shtetasi A.J, dyshohet se do të shpërndante para për blerje votash në favor të një subjekti politik. Po ashtu materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë në Cërrik u referuan materialet në Prokurori për procedim në gjëndje të lire në ngarkim të shtetasit XH.H., i cili dyshohet se do të shpërndante ushqime në këmbim të votave në favor të një subjekti politik, në Lagjen “ Nr.3” Cërrik , me mjetin e tij tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”. /albeu.com/


Shtuar më 25/06/2017, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori