Shtohen forcat serbo-malazeze të sigurisë përgjat vijës kufitare që e ndan Kosovën me Luginën
Pëlqej
Albeu.com
Sipas burimeve nga terreni, në rajonin e Luginës së Preshevës, përgjatë vijës kufitare me Kosovën, është shtuar numri i forcave serbo-malazeze të sigurisë.Për përfaqësuesit politik dhe institicional shqiptarë të Luginës, ky shtim i forcave serbo-malazeze, është i paarsyeshëm dhe një veprim i tillë nuk i kontribuon proceseve demokratike të cilat tashmë po zhvillohen.

Udhëheqësit e dy komunave me shumicë shqiptare të Preshevës dhe Buajnocit, Ragmi Mustafa e Nagip Arifi, kanë theksuar se kjo çështje tashmë nuk i brengos, sepse sipas tyre veprimet e tilla, të udhëheqësisë serbo-malazeze, janë të pritura në këtë rajon, sa herë që pësohen ndryshime pozitive në skenën politike shqiptare, në Kosovë e edhe në Luginë. Ndërkohë, edhe Skender Destani e Jonuz Musliu, udhëheqës të dy subjekteve më të reja politike të këtij rajoni, Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, shtimin e forcave serbe të sigurisë e kanë quajtur të panevojshëm. Një gjë e tillë i përket natyrës së shtetit Serbo-Malazez, kanë theksuar ata. Kjo metod e demonstrimit të forcës, është metod e demoduar dhe krejtësisht jo productive sidomos tani kur dihet fare mirë epilogu i bisedimeve për statusin e Kosovës, ka vlerësuar Destani-Kryetar i Bashkimit Demokratik të Luginës. Lidershiqpi shqiptarë i Luginës së Preshevës, tashmë disa herë ka kërkuar demilitarizimin e rajonit nga forcat e stërngarkuara ushtarake policore. Ndaj në kohën kur kanë filluar tashmë biedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, bisedime në të cilat do të paraqiten edhe problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shtimi i forcave serbo-malazeze të sigurisë, nuk i kontribuon proceseve demokratike. rtk
Shtuar më 28/02/2006, ora 16:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori