Qeveria
greke ka vendosur të shtyjë datën e hapjes së
pikës kufitare të
Kapshticës deri më 14 Dhjetor si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus. Fillimisht u vendos data 4 dhjetor, por ky afat tashmë është shtyrë.
Policia
Kufitare i bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin në këtë periudhë kohore dhe të kalojnë nga pika e Kakavijës ku vijon
lëvizja normalisht.
Njoftimi i plotë
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Policisë
Kufitare Kapshticë:
Autoritetet e Policisë
Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria
greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të
Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020.
Sqarojmë se deri në këtë datë, nuk do të lejohet
lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.
Policia
Kufitare e
Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të
Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën
lëvizja vijon normalisht.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 10:24