Kryetarja e KLGJ raporton në Kuvend: Harta e re gjyqësore ka dhënë efektet e para

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, paraqiti sot në Kuvend raportin e institucionit që drejton për vitin 20222.

Ajo tha se zbatimi i hartës së re gjyqësore ka qenë projekt madhor gjatë vitit 2022, ndërsa theskoi se kanë nisur të reflektohen efektete e para të hartës së re gjyqësore.

“Një tjetër përparësi referuar rekomandimit numër 2 të rezolutës së Kuvendit ishte plotësi i vendeve vakante në Gjykatën e Posaçme të Apelit t për korrupsion dhe krimin e organizuar dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë. Janë sjellë 7 gjyqtarë të rinj në këto gjykata përmes ngritjes në detyrë dhe skemës së delegimit.
Aktualisht në Gjykatën e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ushtrojnë funksion 10 gjyqtarë, ku katër janë gjyqtarë të rinj. Ndërsa në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë për korrupsion dhe krimin e organizuar ushtrojnë detyrën 9 gjyqtarë. Tre kandidatura janë në proces shqyrtimi dhe 3 kandidatura janë në proces shqyrtimi. Projekt madhor ka qenë zbatimi i hartës së re gjyqësore. Jemi në fillimin e marrjes së efekteve të hartës së re gjyqësore”, tha ajo./albeu.com/