Shteti maqedonas ushqehet nga mosmarreveshjet nderetnike
Albeu.com
Bojkotimi i mësimit nga ana e nxënësve maqedonas në gjimnazin e Tetovës, sipas analistëve, nuk është asgjë tjetër përpos dëshirës që të iniciohet problem i cili do të tërheq vëmendje dhe të lihet nën hije vendimi i mësimit të maqedonishtes që nga klasa e parë.
“Në Maqedoni jo prej tashti , por qysh prej moti është manipuluar me nxënësit është manipuluar edhe me kohën, që do të thotë që gjithnjë kur ka ndonjë problem me shqiptarët atëherë fillon manipulimi me nxënësit maqedonas që të thuhet se rrezikshmëria është e njëjtë për të gjithë”, tha Kim Memeti, analist. Ai gjithashtu shtoi se në njëfarë mënyre ekziston një tendencë ku të gjithë të shpallemi fajtorë të njëjtë, a në të vërtetë këtu ka vetëm një fajtor dhe ai fajtor është qeveria e cila nuk di të menaxhojë me marrëdhëniet ndëretnike dhe duke mos ditur krijon problem të shumta. “Ky është shtet i cili është mbështetur mbi mosmarrëveshjet ndëretnike, ky është pushtet që nuk kërkon marrëveshje , se nga ato mosmarrëveshje ushqehet. Atë e ka si të them, dyqan më rentabil i cili i sjellë suksese kësaj qeverie që është absurde mirëpo për të ardhmen e shtetit kjo është vetëvrasje”, tha Memeti. Kurse nga Komuna e Tetovës thonë që ekzagjerimi i këtij konflikti nuk ka për qëllim që të tërhiqet vëmendja nga vendimi i maqedonishtes, por thonë që ky problem ka tjetër prapavijë. “Nxënësit maqedonas ekzagjerojnë problemin lidhur me incidentin i cili ndodhi ditë më parë pasi që ata janë të manipuluar. Ka kohë që maqedonasit duan të pavarësohen dhe të mos mësojnë në një objekt me shqiptarët, andaj e bënë kaq të madhe këtë punën e konfliktit”, tha nga komuna e Tetovës, Iliaz Halimi. Ai gjithashtu shtoi se nuk ishte nevoja që të bojkotohet mësimi apo të organizohen protesta, pasi që konflikte midis nxënësish ka në çdo shkollë, pa marrë parasysh a është ajo shkollë vetëm shqipe apo vetëm maqedonase, andaj nuk duhet dhënë baza nacionale këtij incidenti. Ndërkaq, nxënësit maqedonas nga dita e enjte kthehen në bankat shkollore. Ky vendim u morr pas mbledhjes që u mbajt nga Këshilli i prindërve dhe drejtorisë së gjimnazit. Në këtë takim u vendos që vihen patrulla policore gjatë kohës kur në shkollë mësojnë maqedonasit, përkatësisht kur të ndërrohen ndërrimet. Prindërit gjithashtu kërkojnë që të zgjidhet problemi i objektit mësimor pasi që maqedonasit ndjekin mësimin në Barakë, e cila sipas tyre nuk është e përshtatshme për mësim.


Padi penale për nxënësin tetovar

Nxënësi shtatëmbëdhjetë vjeçar F.P. i gjimnazit “Kiril Pejçinovq” do të përballet me policinë pasi që iu është ngritur padi penale pas konfliktit që kishte me nxënësin maqedonas S.S. tetëmbëdhjet vjeçar, në oborrin e shkollës. 17 vjeçari është marrë nga policia që të bisedojnë në lidhje me konfliktin që kishte ndodhur ditë më parë, bisedë e cila u zhvillua në prani të njërit prej prindërve të djaloshit. Nga policia e Tetovës bëjnë të ditur se pas dokumentimit të rastit kundër F.P. do të ngrisin padi për kundërvajtje, pasi që sipas S.S., ai e ka sulmuar pa kurrfarë arsye.

Riker: Mos politizoni maqedonishten

Pyetja rreh mësimit të gjuhës maqedonase nuk duhet të politizohet dhe të krijohet reaksion siç është bojkotimi i mësimit apo diçka e ngjashme. Sipas Rikerit, për këto pyetje duhet në diskutohet në të gjitha nivelet, pasi që edhe vende të tjera evropiane ballafaqohen me problem të tilla çdo ditë. (lajm)
Shtuar më 04/02/2010, ora 16:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori