Merr flakë në lëvizje, shkrumbohet plotësisht mjeti në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë

Një mjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në dalje të tunelit Elbasan – Tiranë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Dëmet janë vetë materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.04.2022, rreth orës 09:10, në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtuese shtetasen E. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com