Shtetet e Beneluksit njohin pasaportat e Kosovës
Albeu.com
Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu kanë njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, është njoftuar nga zyra e Belgjikës në Prishtinë."Që prej 15 tetorit Mbretëria e Belgjikës, Mbretëria e Holandës dhe Principata e Luksemburgut pranojnë pasaportat e rëndomta, diplomatike dhe zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin nga zyra e Belgjikës.

Që prej ditës së nesërme qytetarët do të mund të marrin viza për Belgjikë e Luksemburg, derisa për të vizituar Holandën vizat tani për tani do të mund të merren në ambasadën e këtij shteti në Shkup.

Zyra e Belgjikës në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës janë marrë vesh që zyrtarët të cilët udhëtojnë në Bruksel me pasaporta diplomatike, për qëllime biznesi ose me ftesë të institucioneve të Bashkimit Evropian apo të NATO-s, të pajisen me viza me procedura të shpejtuara. /Telegrafi/
Shtuar më 15/10/2008, ora 14:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori