Shtetasit e Maqedonise, pa taksa ne Kosove
Pëlqej
Albeu.com
Të gjithë shtetasit e Maqedonisë do të mund të lëvizin drejt Kosovës pa paguar asnjë lloj takse. Këtë e ka bërë të ditur zv.Kryeministri kosovar, Hajredin Kuçi gjatë një takimi me homologun maqedonas, Abdiaqim Ademi. Gjatë takimit, zyrtarët e dy vendeve kanë diskutuar për ngritjen dhe thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis dy vendeve, duke vlerësuar si kontribut për stabilitetin e tërë rajonit.

Nga pala kosovare, Kuçi ka ftuar homologun e tij zëvendësministrin Ademi për ripërtrirjen e marrëveshjeve të mëhershme me Maqedoninë në fushën politike ekonomike, transport, energjetikë dhe në veçanti në sektorin e shëndetësisë. Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për ngritjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Kosova shumë shpejt do ta hap ambasadën e Kosovës në Shkup ka thënë Kuçi. Edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, ka vlerësuar marrëdhëniet e mira midis Kosovës dhe Maqedonisë me bindjen se këto marrëdhënie do të shënojnë ngritje pas njohjes së Kosova nga Maqedonia dhe pas shënimit të vijës së kufirit.
Shtuar më 13/11/2008, ora 20:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori