Shtëpia publike futet në karantinë me 86 klientë brenda, një rast me koronavirus
Mbi 3 mijë të vdekur dhe mbi 90 mijë të infektuar është bilanci deri tani i përhapjes së koronavirusit.
Ai ka prekur tashmë edhe Europën, Italinë më rëndë nga të gjitha vendet e tjera me mbi 100 të vdekur.
Në morinë e lajmeve për virusin vdekjeprurës, diçka në kufijtë e komikes ka ndodhur në Spanjë.
Në një shtëpi publike në Valencia është konstatuar një
rast me
koronavirus dhe si rrjedhojë autoritetet menjëherë e kanë futur në karantinë.
Brenda ndodheshin 86 klientë të cilët gjithashtu u izoluan për disa ditë me radhë bashkë me prostitutat. Megjithatë, pas analizave, asnjë prej tyre nuk rezultoi bartës i virusit, ndërsa rasti i vetëm aty u izolua menjëherë.
Shtuar më 04/03/2020,
ora 21:52