Shtëpia muze në Dibër
Ndonëse është një nga zonat më të pasura sa u përket vlerave historike dhe arkeologjike, krahina e Cidhnës në rrethin e Dibrës është lënë në harresë të plotë nga Instituti i Kërkimeve Arkeologjike.


“Gjetjet sipërfaqësore janë shumë të rëndësishme, ndonëse të pavlerësuara dhe të pastudiuara deri më tani. Kazma e arkeologut ka munguar në këtë zonë. Këtu kemi shenja muri, shenja të qeramikës që daton që në kohët e lashta. Pra mendoj që këtu ka shërbyer si pikë kontrolli për gjithë zonën për t’u ruajtu nga ardhjet e ushtrive të huaja, kryesisht osmane”, thotë historiani Haki Përnezha.

“Kepi i qytetit”, një portë natyrale që të con drejt kësaj krahine e që vendasit e quajnë Çidhna e Madhe është i cilësuar si zonë arkeologjike dhe në të mund të gjesh me lehtësi mbetje qeramike dhe metalike që datojnë shumë shekuj të shkuara. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2013, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori