Shtëpia e re e drejtësisë, e dërguara e SHBA: SPAK-u do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni
E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones deklaroi se Amerika vijon që të jetë në krah të Shqipërisë. "Është një kënaqësi për të përuruar këtë godinë. 21 korriku i 2016 filloi me pritshmëritë e një votimi në Kuvend. Pas negociatave që zgjatën gjatë gjithë ditës PD-ja miratoi draftin, Meta falenderoi Bashën dhe Ramën dhe tha se drafti ishte gati. Votimi filloi dhe ishte unanim.

Të gjithë votuan. Ky votim tregon se çfarë mund të bëjnë udhëheqësit kur punojnë së bashku për të mirën e përbashkët. Shqipëria kishte një të ardhme të re, pasi politikanët kishin vizionin për të luftuar korrupsionin. Kjo ishte tre vite më parë, por shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Shqipëria ka miratuar ligjet dhe vettingut. u krijua operacioni ndërkombëtar i Monitorimit.

Vettingu ka qenë themeli për pjesën tjetër të reformave. Tani një numër i madhe 15% janë rivlerësuar, disa kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët e lartë dhe Kushtetues. Disa thonë se është problem, por kjo tregon se përse reforma ishte e nevojshme. Sistemi i vjetër ishte i kapur nga korrupsioni dhe ata që veprojnë në hije për të mbajtur Shqipërinë prapa, reforma në drejtësi e theu dhe po ua kthen njerëzve.

Tre vjet më pas kemi një këshill të lartë të prokurorisë dhe gjyqësor dhe po punojnë për të ripërtërirë gjykatën e lartë dhe krijimin e SPAK-ut. Kjo ndërtesë do të i japë KLP-së, KLGJ-së dhe Magjistraturës një shtëpi të re dhe moderne. Do të shohë një Shqipëri më SPAK-un dhe BKH për të çliruar shqiptarët nga krimi dhe korrupsioni. SHBA ka qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime, ne qëndruam krah Shqipërisë dhe po qëndrojmë krah Shqipërisë. Ne po qëndrojmë krah Shqipërisë teksa po ngrihet SPAK-u. Jeni të sigurt, ne do të vijojmë që të qëndrojmë krah Shqipërisë" tha ajo.

Shtuar më 22/07/2019, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori