"Shtëpi e ëmbla shtëpi", Ami rikthehet prezantuese në Portokalli?

Amarda Toska rikthehet nw Portokalli? Kanë kaluar plot 9 vite që kur Amarda Toskën e shihnim të prezantonte spektaklin e humorit, “Portokalli”.

Amarda prezantoi “Portokallinë” deri në vitin 2010 e më pas u zhvendos në Vizion Plus ku prezantoi “Dancing with the stars”.

Më vonë, Ami u shkëput nga ekrani për t’ju përkushtuar biznesit të saj. Mirëpo ditën e sotme, ajo i ka lënë të gjithë të dyshojnë se po rikthehet në ekran dhe pikërisht në “Portokalli”.

Ami ka postuar një video ku shfaqet në mbledhjen e stafit të spektaklit teksa përpara ka skenarin.

Portokalli, shtëpi e ëmbla shtëpi”, shkruan Ami. Na mbetet të presim për të zbuluar nëse vërtet Ami do rikthehet./albeu.com/
Shtuar më 19/12/2019, ora 19:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori