Shtatori vjen me reshje shiu, parashikimi i motit për javën e parë të muajit
Gushti do të mbyllet me temperaturalarta. Sinoptikanët parashikojnë një të diel të nxehtë që shënon dhe zyrtarisht ditën e parafundit të verës.

Ndërsa shtatori pritet të nisë i freskët, temperaturat do të bien, por sërish do të kemi ditë me diell për t’i shfrytëzuar për plazh, pasi termometri do të shkojë 35 gradë, duke nisur nga mesi i javës së parë.

“Fundjava e fundit e muajit gusht do të mbyllet me temperaturalarta dhe mot të kthjellët. Pritet që vlerat termike të shënojnë 38-39 gradë celsius”, - tha për Tv Klan sinoptikania Adiola Bani.

Ndërsa shtatori, edhe pse parashikohet të nisë me vranësira dhe reshje në disa zona, sërish do të sjellë temperaturalarta.

“Nga 31 gushti dhe tri ditët e para të shtatorit do të kemi prezencë të vranësirave të reshjeve të pakta në territor. Është një situatë e përkohshme ku do të kemi freski të motit duke qenë se do të kemi rënie të temperaturave, krahasuar me këtë fundjavë, me të paktën 5 gradë Celsius”, – tha sinoptikania Bani.

“Duke filluar nga e enjtja, që përkon me datën 4, do të kemi rritje graduale të temperaturave, përmirësim të motit në zonat bregdetare, do të kemi më shumë kthjellime dhe përmirësim të motit”.

Shtuar më 31/08/2020, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori