Shtatori, muaji i reformës në drejtësi
Pëlqej
Qeveria ka vendosur që shtatori të jetë muaji i reformës në drejtësi edhe pse opozita po lobon kundër kësaj reforme. Arben Isaraj, zëvendësministër i Drejtësisë në një intervistë për gazetën “Shekulli” flet për ndryshimet e mundshme që do të ndodhin së shpejti në drejtësi dhe pritshmëritë mbi këtë reformë.

Sipas zëvendësministrit një nga ndryshimet më të rëndësishme që duhen bërë në drejtësi është riformatimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

"Të gjitha ato që kanë kërkuar me votën e tyre, e kërkojnë përditë shqiptarët. Ndërsa unë personalisht do të vlerësoja nismën për riformatimin kushtetues të KLD-së. Për të përfshirë në të edhe sistemin e prokurorisë, gjë e cila ndër shumë të tjera, do të bënte realitet ëndrrën "kushtetuese" të zotit Nishani, për drejtimin edhe të shkollës së magjistratëve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë." shprehet Isaraj.


Shtuar më 14/08/2014, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori