Kushi: Studentët që studiojnë në programet prioritare do të përfitojnë bursë sa paga minimale, kriter mesatarja

Qeveria ka miratuar sot vendimin për të akorduar bursë sa paga minimale mujore për studentët që do të zgjedhin degë si mësuesia, bujqësia apo turizmi.

Kushi u shpreh se në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendim që të gjithë maturantët që kanë mbaruar gjimnazin me mesatare mbi 8.5 dhe nisin studimet në një nga programet prioritare të caktuara nga Minsitria e Arsimit, do të marrin nga qeveria me një bursë të barasvlefshme me pagën minimale.

Gjitathshtu Kushi tha se  studentët që do të marrin bursë gjatë studimeve, do të duhet të punojnë në Shqipëri për të paktën 3 vite.

Evis Kushi: Sot miratuam një vendim për universitete që duan të rigjallërojnë disa programe studimi që nuk kanë qenë aq të preferuara nga studentët. Sot në Këshillin e Ministrave miratuam një vendim, që është një lajm i mirë për të gjithë maturantët që duan të fillojnë universitet. Bëhet fjalë për vendimin që morëm vitin e kaluar për programet prioritare dhe mbështetjen financiare për ekselentët. Kemi shpallur një listë të programeve prioritare në degët bujqësore e të mësuesisë etj, dhe të gjithë maturantët që kanë mesataren mbi 8.5 dhe zgjedhin një nga këto programe prioritare fitojnë një bursë sa paga minimale.

albeu.com/


Shtuar 29.06.2023 12:00