Shtatori, afati i fundit për përdorimin e qeseve plastike
Në shtator pritet të ndalohet përdorimi i qeseve plastike. Vendimi është marrë nga qeveria e cila do të ndalojë kompanitë prodhuese të ambalazheve të prodhojnë dhe të hedhin në treg qese plastike.


Vendimi synon të parandalojë mbetjet nga gjenerimi i ambalazheve, të nxitë grumbullimin e diferencuar, ripërdorimin, riciklimin dhe rikuperimin e mbetjeve nga ambalazhet, duke reduktuar sasitë e tyre që asgjësohen përfundimisht, si dhe të vendosë rregulla për prodhimin e ambalazheve dhe menaxhimin e mbetjeve të tyre në të gjitha fazat. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2012, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori