Nëna e Higuain po lufton me kancerin, vëllai i tij ka një lutje për mediet

Vëllai i Gonzalo Higuain, Nicola, ka bërë thirrje që mediet të qëndrojnë jashtë biznesit të familjes së tyre ndërsa nëna e tyre po lufton me kancer, me sulmuesin e Juventusit që së fundmi është larguar nga Italia në mes të pandemisë koronavirus për t’u rikthyer në Argjentinë për të qenë në krah të saj.

Higuain ishte në qendër të vëmendjes kur la karantinas pas shtatë ditëve, anipse ishin rekomanduar 14-ditë, duke bërë udhëtimin e gjatë për në Amerikën e Jugut përmes Francës dhe Spanjës për shkak të Covid-19 që kufizonte rëndë udhëtimin në të gjithë globin.

Pasi kishte kaluar vetëm një javë në izolim, veprimet e 32-vjeçarit lanë avokatin Rinaldo Romanelli – i cili po studion virusin dhe implikimet e tij – “të hutuar”, duke deklaruar në një intervistë me Corriere dello Sport se lojtari duhet të kishte qëndruar në periudhën e karantinës dy-javore, transmeton lajmi.net.

Romanelli vazhdoi në pyetjen se kush e autorizoi Higuain të largohej, pavarësisht se Juventus kishte deklaruar se protokollet e tyre të izolimit ishin vullnetarë, dhe vëllai i argjentinasit tani i është kundërpërgjigjur avokatit dhe atyre që e sulmojnë.

“Nëna jonë, si shumë njerëz të tjerë në botë, po lufton me një sëmundje të quajtur kancer”, shkroi Nicola në një postim në Facebook.

“Këta njerëz qartë nuk kujdesen për shëndetin e nënës time, ata kujdesen vetëm për të përmendur fjalën magjike që në këtë rast është “Higuain”, kështu funksionon ky biznes”.

”Gonzalo nuk theu rregullat për dëshirë të tij, por iu desh të qëndronte pranë nënës së tij në këto çaste të vështira”.


Shtuar 22.03.2020 17:08