Shtatë vjet Marrëveshja e Ohrit
Albeu.com
Sot mbushen shtatë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë, e cila i dha fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë në vitin 2001.Dokumentin, pas harmonizimit disaditor në Ohër, në Shkup e nënshkruan presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe njëherit lider i VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski dhe liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, i PDSH-së Arben Xhaferi dhe i PPD-së Imer Imeri. Në cilësinë e garantëve, dokumentin, i cili është i njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruan edhe përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe SHBA-së, Fransoa Letoar dhe Xhejms Perdju.

Profesorët e Fakultetit të Drejtësisë, Vllado Buçkovski dhe Lubomir Fërçkovski, të cilët morën pjesë në përgatitjen e Marrëveshjes kornizë, shtatë vjet nga miratimi i saj, për MIA-n vlerësojnë se, praktikisht njëqind për qind janë kryer detyrat normativo-juridike, të cilat dalin nga ai, por që pason implementimi i tërësishëm i tyre në praktikë.

Sipas profesorit Popovski, Marrëveshja është formë e shkëlqyer e sofistikuar e zgjidhjes së problemeve që i kishte Republika e Maqedonisë si shoqëri multietnike dhe si shtet me model të vendosjes parlamentare, në të cilin janë majorizuar komunitetet minoritare në sferën e interesave themelore të identitetit të tyre edhe në nivel lokal. Në bazë të kësaj baze ato bashkësi kanë qenë jashtëzankonisht të diskriminuara në sferën publike, në arsim, administratë, financat dhe fondet publike, punësimet etj", thotë Popovski.

Marrëveshja e Ohrit, sipas tij, është koncept i suksesshëm edhe pse e sendërtoi pajtimin e komunitetet minoritare dhe të asaj maqedonase nëpërmjet reformës në sistemin kushtetues dhe juridik. Me këtë është gjetur rrugëdalje në drejtim, në të cilin shumë vende evropiane bashkëkohore në mënyrë parandaluese i zgjidhin problemet e natyrës etno-kulturore me prag të lartë të ndjeshmërisë për ato probleme nëpërmjet politikave të tyre në nivel lokal dhe qendror, me të cilat amortizohen problemet dhe presionet e atij plani.

Në krahasim me vitin 2001 kanë ndryshuar shumë punë, mes tjerash, është rritur përqindja e përfaqësimit të etnitetit shqiptar në administratën publike dhe shtetërore edhe atë nga dy përqindët e atëhershëm gjegjësisht katër për qind në afërsisht 17 për qind. Me vazhdimin e këtij procesi shpejt do të arrihet barazi faktike, ndërsa kjo do ta barazojë karakteristikën e shoqërisë me karakteristikën e shtetit. Me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, madje, konsideron Popovski, ndahet normativa e Marrëveshjes së Ohrit.

Në pjesën e përdorimit të gjuhëve, sipas tij, mundësia për shfrytëzimin e gjuhës dhe alfabetit të komunitetit pakicë ku këtë gjuhë e flet së paku 20 për qind e popullatës, siç është e shkruar me ligj, megjithatë, në praktikë realizohet në përqindje të vogël për shkak të mungesës së kushteve teknike, financiare dhe kadrovike, ndërsa ky rast është edhe në arsim.

Në vlerësimin e tij për Marrëveshjen e Ohrit, profesor Fërçkovski nënvizon se në praktikën politike, ajo është një prej marrëveshjeve më të suksesshme të brendshme në tërë rajonin, edhe i arritur me garantues ndërkombëtarë. Marrëveshja kornizë, shton, edhe nga ekspertët ndërkombëtarë është vlerësuar si marrëveshje e cila ndërton shtet, e jo rindërton për dallim nga seria e marrëveshjeve të tjera si ajo e Dejtonit, nëpërmjet marrëveshjes për Sllavoninë Lindore, kosovare etj. Ai e nënvizon faktin se Marrëveshja tregoi se Maqedonia ka institucione që ta absorbojë konfliktin në praktikën institucionale, për shkak se me sukses është përputhur në Kushtetutën e ekzistuese. Disa vendime të miratuara janë të mëdha, por, megjithatë ishin një pjesë e vogël e Kushtetutës, thotë Fërçkovski.

Lidhur me tre vendimet themelore, të cilat janë çelsi i Marrëveshjes kornizë - përhapja e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike të cilat janë minoritete, procedura e garantuar e miratimit të ligjeve siç është shumica e badenterit, demokracia lokale dhe sistemi rekrutues i pjesëtarëve të bashkësive minoritare në administratën shtetërore, edhe ai me qëndrim se Marrëveshja në pjesën më të madhe është realizuar.

"Mbetet çështja, të cilën partitë politike vendosën të përfshihet në ligj të posaçëm, ajo është ligji për gjuhët. Nevojitet të standardizohet edhe sistemi i rekrutimit të kuadrove në administratën shtetërore, për shkak se rezultat më të keq në gjithë Marrëveshjen kornizë ka treguar fushata për rekrutim në bazë politike, e cila u shndërrua në kundërshtim me vetëveten", tha Fërçkovski.

Sipas tij, kjo duhet të rregullohet me standardet ndërkombëtare për punësim në burokracinë shtetërore, të cilët në vend të parë do ta vendosin aftësinë profesionale, e pastaj kombësinë etnike.

Marrëveshja e Ohrit, shtoi ai, më së paku çka duhet është që Maqedoninë ta sjellë deri në hyrjen e BE-së ku standardet e Evropës pastaj do të vazhdojnë dhe do të tërheqin drejt stabilizimit të të drejtave minoritare. Por, deri atje, thekson, Marrëveshja nuk guxon të preket, e as të problematizohet.

Sa i përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve - kufijtë e saj janë përpunim i Marrëveshjes së Ohrit, e jo ndryshimi. Ligji mundet që në mënyrë horizontale ta zgjerojë përdorimin e gjuhës, por jo edhe të mundësojë zbatimin e saj në Qeveri, në Kuvend dhe në nivel kombëtar, konsideron Fërçkovski.

Depërtimi i Marrëveshjes së Ohrit, sipas tij, është bërë në dy pika për shkak të oportunizmit politik. I pari është njohja e Universitetit të Tetovës krahas ekzistimit të Universitetit të Shtulit, i cili pas katër deri pesë viteve të financimit privat duhej të vazhdojë të funksionojë me mbështetjen e shtetit.

Depërtimin e dytë e ka bërë Qeveria e Buçkovskit me dygjuhësinë tek pasaportat, sepse siç tha, dokumentet e udhëtimit e shprehin përkatësinë e qytetarit ndaj shtetit, e jo edhe përkatësinë e tij etnike siç është rasti me letërnjoftimet.

"Këto dy depërtime nuk shkaktuan pasoja të mëdha, por mund ta parashtrojnë pyetjen pse vetëm në këto pika të depërtohet Marrëveshja. Për ne është më me rëndësi ai të respektohet ashtu siç është, më së paku deri në hyrjen në BE", vlerëson profesor Lubomir Fërçkovski.

Zëvendës-kryetari i Qeverisë së re i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes kornizë, Abdylaqim Ademi pas hyrjes në funksion paralajmëroi se do të bëjë ekspertizë të ligjeve tashmë të miratuara të ndërlidhura me Marrëveshjen dhe sa ato zbatohen në praktikë.

"Duam të shohim sa këto lidhje kanë arritur deri te qytetarët apo nëse e kanë arritur qëllimin për shkak së cilës janë miratuar. Do të bëjmë edhe prerje se sa është përfaqësimi i drejtë i të gjitha komuniteteve etnike në të gjitha institucionet e shtetit. Duam ta analizojmë mirë procesin e decentralizimit dhe nëse dhe sa këto tri sfera, si dhe disa të tjera që janë përmbajtur në Marrëveshjen kornizë janë implementuar në praktikë", deklaroi Ademi.

Ai pret në katër vitet e ardhshme të rrumbullaksohet edhe përfaqësimi i drejtë dhe përkatës i të gjitha komuniteteve etnike, ndërsa në dorë më të vogël të jenë në mënyrë cilësore të hapura të gjitha kapitujt e pazgjidhura nga Marrëveshja, ndërsa në drejtim të zgjidhjes së tyre të tërësishme. Për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit do të sigurohen mjetet e nevojshme nga buxheti shtetëror", thotë zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

Shtatëvjetori i Marrëveshjes kornizë sot do të shënohet me solemnitet në hotelin "Holidej In" që do ta organizojë Sektori qeveritar për zbatimin e Marrëveshjes. Në bashkëpunim me Institutin për studime politike dhe interkulturore në "Stoun brixh" do të mbahet tribunë e titulluar "Marrëveshja e Ohrit - përvoja, sfidat dhe perspektivat". (Mia)
Shtuar më 13/08/2008, ora 18:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori