Shqiptarët paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon, kjo video ka irrituar pa masë qytetarët (VIDEO)
Ndërkohë që çmimi mesatar i naftës dhe benzinës ka arritur në më shumë se 176 lekë/ litër në vend, pamjet e publikuara në këtë video të shpërndarë nga "Nisma Thurje" po shkaktojnë mjaft irritim në rrjetet sociale.

Në pamje duket një numër i madh autobotesh që janë mbushur në Shqipëri me karugrant dhe po udhëtojnë në Kosovë.

Fakti që irriton përdoruesit e rrjeteve sociale është diferenca e madhe mes çmimit të karburantit në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan Albeu.com.

Aktualisht në Kosovë, një litër naftë apo benzinë shitet mesatarisht me 95 cent, ç'ka nxjerr edhe njëherë në pah taksat e larta që paguajnë shqiptarët e Shqipërisë për karburantet të vendosura nga qeveritë gjatë 10 viteve të fundit. /Albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori