Shqiptarët në Spanjë grabisnin shtëpi dhe lekët i harxhonin për prostituta
Agjentët e Policisë Kombëtare në Valencia kanë shkatërruar një grup grabitësish shqiptarë të specializuar në vjedhjet e shtëpive gjatë kohës kur banorët ishin brenda. Gjatë operacionit policor ranë në pranga pesë persona.

Të arrestuarve, të cilët ishin të ndarë në dy grupe e vepronin kryesisht në Valencia, i atribuohen, të paktën dymbëdhjetë vjedhje në Madrid, Pontevedra, Asturia, Guipuzcoa dhe Navarra.

Siç thuhet në deklaratën zyrtare të policisë, të ardhurat dhe fitimet që siguronin nga aktiviteti kriminal i vjedhjeve financonin shpenzimet për prostitucion, drogë dhe alkool të anëtarëve të organizatës. Hetimi nisi kur policia mësoi për ekzistencën e një grupi të organizuar që ishin të përkushtuar sidomos për vjedhjet e banesave, transmeton Panorama.

Pothuajse të gjitha grabitjet janë kryer kur pronarët ishin brenda shtëpive. Siç është shpjeguar nga ana e policisë, anëtarët e grupit kanë kundërshtuar forcat e policisë në momentet e arrestimit.

Hetimi ka zbuluar të parin një shqiptar i cili ishte punonte me grupe të ndryshme kriminale të përbëra nga bashkatdhetarët e tij që kryenin plaçkitje. Më pas me anë të pajisjeve të përgjimit, policia ishte në gjendje të identifikonte dhe gjente anëtarët e tjerë të grupit dhe automjetet e përdorura prej tyre.

Të ndarë në dy grupe shqiptarët vepronin edhe në Madrid dhe Spanjën veriore. Ata thuhet se mburreshin në rrjetet sociale për bëmat e tyre. Sipas mediave spanjolle, shqiptarët kanë publikime në rrjetet sociale duke festuar, duke vallëzuar apo hedhur paratë në ajër.

Deri më tani janë arrestuar pesë anëtarë të organizatës për përfshirjen e tyre në të paktën dymbëdhjetë grabitje në krahinat e Madridit, Pontevedra, Asturias, Guipuzcoa dhe Navarra.
Operacioni është ende në vijim për arrestime të tjera. Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk dihet ende./Albeu.com/
Shtuar më 20/08/2016, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori