E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Shqiptarët “çmenden” në Hamburg, ja çfarë i bëjnë trajlerit 24 tonësh (VIDEO)
Dy shoferë shqiptarë nga Librazhdi kanë bërë një video, e cila është komentuar se tepërmi në Hamburg të Gjermanisë.

Ata kanë filmuar veten e tyre duke drejtuar një trajler me një ngarkesë prej 24 tonësh, në mënyrë mjaft të rrezikshme.

Në një moment duket qartë se si shoferi që kishte radhën të drejtonte, ngrihet në këmbë sipër sediljes dhe e drejton timonin me këmbë. Vlen të theksohet që shpejtësia e trajlerit është mjaft e madhe.

Janë vetë shoferët të cilët kanë dërguar këtë video pranë redaksisë së JOQ dhe sipas tyre ngarkesa prej 24 tonësh përbëhej nga skela hekuri. Ju ftojmë në vijim që të ndiqni “çmendurine e tyre”. /Albeu.com/
Shtuar më 24/12/2016, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori