Shqiptarët do të levizin edhe në një tjetër shtet të Europës pa viza
Shqiptarët do të mund të vizitojnë një tjetër shtet të Europës pa viza duke filluar nga prilli i këtij viti.

Shqipëria dhe Ukraina kanë nënshkruar marrëveshjen në fjalë, e cila do t'i shmangë qytetarëve të të dyja vendeve peripecitë për marrjen e vizave.

Lajmi është bërë i ditur nga konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Mynih, Vadym Kostiuk, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale

"Më 1 prill 2017, hyn në fuqi marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Ukrainës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për anulimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, e nënshkruar në Tiranë më 4 nëntor 2016"., - shkruan ai në Facebook.

Sipas marrëveshjes, shqiptarët mund të hyjnë në Ukrainë me pasaportë dhe kanë të drejtë të qëndrojnë në atë territor për 90 ditë. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit e Ukrainës që do të vizitojnë vendin tonë. /Albeu.com/
Shtuar më 11/03/2017, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori