Shqiptarët bëjnë për spital italianët ndonëse u kishin 3 mijë euro borxhe
Tre italianë dhe dy shqiptarë janë përfshirë në një sherr, pasi këta të fundit u kishin borxhe. Pasi i kanë shlyer, shqiptarët kanë dhunuar italianët dhe më pas janë zhdukur.

Mediat italiane bëjnë me dije se konflikti ka nisur për një borxh rreth 3 mijë euro. Borxhi në fjalë është kthyer në një moll sherri mes pesë personash, në një bar afër stacionit të shërbimit Q8 në autostradën Adriatica Nord në Cesano Senigallia.

Mediat italiane raportojnë se tre punëtorë të një ndërmarrje pastrimi të zonës panë dy shqiptarë që kishin punuar aty në të kaluarën dhe shkuan ti kërkonin shumën e pretenduar të borxhit.

Një nga shqiptarët i dha një grusht italianit, e këtu nisi përleshja. Pesë personat u zunë fizikisht me tyre, duke hedhur sende të forta, si karrige. Pasi u sinjalizua policia, shqiptarët mundën t’ia mbathnin, kurse italianët përfunduan në spital. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2016, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori