Një grua e moshuar është gjetur e vrarë rreth 2 javë më parë. Mirëpo
policia nuk kishte asnjë informacion se kush mund të ishte vrasësi. Por mbrëmjen e sotme ka ndaluar një vajzë të re, një 29-vjeçare
shqiptare.
Mediat italiane, raportojnë se
vajza shqiptare është arrestuar sepse
policia e akuzon për vrasjen e 71-vjeçares Rosa Maria Radiçi, ngjarje e ndodhur në 13 nëntor në një vilë në Bari-Palese, shkruan SYRI.net.
Sipas policisë,
vajza është e njohur me viktimën dhe ngjarja mund të ketë në bazë një hakmarrje personale të vajzës kundrejt të moshuarës.
Policia thotë se vrasja është e paramenduar.
E moshuara fillimisht ishte mbytur, duke i bllokuar qafën me
duart dhe më pas i ishte vënë në kokë një qese plastike e cila ishte izoluar me natriban.
Asaj i ishin lidhur
duart që të mos e hiqte qesen dhe në këtë mënyrë kishte vdekur e mbytur. /Albeu.com/
Shtuar më 29/11/2016,
ora 21:12