Shqiptarja në Britani kryen krimin më të rëndë në dy dekadat e fundit
Një 30-vjeçare shqiptare akuzohet për vrasjen e një 7-vjeçareje me thikë, në një park në Britaninë e Madhe.

Ngjarja është regjistruar më 22 mars në Queen’s Park, Bolton. Emily ishte shkëputur disi nga prindërit dhe në këtë moment ajo është sulmuar nga shtetasja me origjinë shqiptare.

Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për shtetasen Eltiona Skana, e cila pritet të dalë këto ditë në gjyq.

Pas hetimeve që janë zhvilluar kundër Skanës, hetuesit kanë dalë në përfundimin se shqiptarja mund të vuajë nga probleme të shëndetit mendor.

7-vjeçarja ishte ulur në një stol, kur edhe u qëllua papritur nga 30-vjeçarja. Mediat thanë se fakti që është vrarë një vogëlushe, e bën këtë krim ndër më të rëndit e dy dekadave të fundit.

Më datë 26 maj, Eltiona Skana do të dalë në gjyq ku do të përballet me akuzën e vrasjes me qëllim të një personi të mitur.
Shtuar më 21/05/2020, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori