Shqiptarja gjendet e mbuluar nga gjaku në Itali, policia
Një shqiptare e cila jetonte në shtetin fqinj në Itali, është gjetur nga bashkëshorti i saj e plagosur në gjoks dhe e mbuluar nga gjaku.

Sipas medieve italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Valleluce, Frosinone, ku 46-vjeçarja me origjinë shqiptare, dyshohet se është plagosur me armë zjarri të kalibrit 22mm.

Ajo është transportuar menjëerë në spitalin Santa Scolastica, por më pas, për shkak të gjendjes së rëndë dhe delikate, u transferua në spitalin "Umberto I" në Romë.

Sipas bashkëshortit të saj, dyshohet se 46-vjeçarja ka tentuar të vrasë veten. Pasi ka qëlluar veten me armë, ajo ka shkuar në dhomën ku gjendej bashkëshorti, i cili i tronditur nga gjaku, ka lajmëruar menjherë policinë dhe ambulancën.

Karabinierët dyshojnë për tentativë vetëvrasjeje, por po hetohen edhe pista të tjera të krimit për të mos përjashtuar asgjë, si dhe kanë vënën nën hetim bashkëshortin e 46-vjeçares për armën pa leje. /albeu.com/



Shtuar më 06/02/2017, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori