Rudina Dembacaj flet për fëmijët e ish-deputetit në mes të emisionit: Mark më fal, por…

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është shprehur se është gati të ketë një fëmijë me Mark Frrokun, me të cilin vitin e kaluar kurorëzoi dashurinë.

Dembacaj këtë e tha në emisionin “Jeto me Orën”, ku ndër të tjera tregoi dhe arsyen se përse nuk ka pranuar deri më tani që të ketë një fëmijë tjetër me ish-deputetin.

“Deri më tani nuk kam qenë gati për një fëmijë sepse doja që Viki të rritej dhe duke u rritur bashkë me Ertën dhe Nardin në shtëpi, kanë këtë marrëdhënie.Po të ishte një tjetër beb në mes do ishte e vështirë të kishin këtë afrimitet që kanë. Gati jam në dasht Zoti kur t’i vijë tani. Mark më fal por me të thënë të drejtën gjithmonë e kam shtyrë.”, u shpreh aktorja.

Rudina është nëna e një vajze, ndërsa Frroku është baba i tre fëmijëve.