Elon Musk: Do rikthej llogarinë e Donald Trump në Twitter

Elon Musk tha ditën e sotme se do të rikthente llogarinë e ndaluar të ish-presidentit Donald Trump në Twitter nëse marrëveshja e tij për të blerë kompaninë përfundon.

CNN shkruan se vërejtjet e Musk në një konferencë të automobilave shënojnë njohjen e tij të parë publike të asaj që pritej gjerësisht që kur miliarderi njoftoi planet për të blerë gjigantin e mediave sociale për 44 miliardë dollarë. Musk e quajti vendimin e Twitter për të ndaluar Trump në janar 2020 një “gabim”.

“Unë mendoj se nuk ishte korrekte të ndalohej Donald Trump, mendoj se ishte një gabim. Unë do ta anuloja ndalimin e përhershëm. Do të them që nuk e kam ende Twitterin, kështu që kjo nuk është një gjë që do të ndodhë patjetër, sepse po sikur të mos zotëroj Twitter? Por mendimi im dhe Jack Dorsey, dua të jem i qartë, ndan këtë mendim, se nuk duhet të kemi ndalime të përhershme”, tha Musk.

Trump ka thënë se nuk do të kthehej në Twitter edhe nëse llogaria e tij do të rikthehej, në vend të kësaj do të promovonte sipërmarrjen e tij të mediave sociale, Truth Social./albeu.com