Shqiptarit nuk i ecën plani djallëzor për të shitur drogë në mes të Bolonjas
Karabinierët kanë arrestuar një 25 vjeçar shqiptar në Bolonja pasi i gjetën atij sasi droge që i fshihte në shtëpi.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte një aktivitet të shitjes së frutave dhe perimeve, por bashkë me to shiste edhe drogë.

Karabinierët janë njoftuar nga banorët e zonës, të cilët vërejtën sjellje të çuditshme të shqiptarit.

Pas kësaj, autoritetet e mbajtën atë në vëzhgim duke i kapur në përfundim 7 gramë kokainë në shtëpi si edhe 25 kg marijuanë. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori