Shqiptarit i “ikën” mendja , i sulet gruas nga pas me 6 thika por...
Pëlqej
Një 43 vjeçar shqiptar është prangosur sot nga policia e San Giorgio su Legnano në Itali, për dhunë në familje, shkruan larena.it

Mediat italiane bëjnë të ditur se ai ka tentuar të vrasë gruan e tij për motive xhelozie. Por, nga ana tjetër mësohet se gruaja e tij 35-vjecare është larguar nga banesa për të shkuar dhe për t’u strehuar tek e motra, pasi ajo jetonte disa metra larg saj.

Ndërsa burri i saj e ndiqte nga pas me 6 thika në dorë, për ta goditur, ajo ka mundur të arrij shpejt në banesën e motrës dhe menjëherë ka mbyllur derën.

Shqiptari, 43-vjecar i identifikuar me inicialet J.V, pas veprimit të gruas ka nisur të qëllojë më grushte dhe shkelma derën e apartamentit, ku bërtiste dhe kërcënonte bashkëshorten.

Lidhur me këtë situatë të rëndë, gruaja e të shqiptarit, është detyruar që të njoftojë policinë e cila ka arritur në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar shqiptarin.

Ndërsa më tej mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari, është i identifikuar si kunati i Edmond Lleshajt.

Mësohet se ky i fundit nuk është një emër i panjohur për autoritet italiane, pasi në nëntor të viti 2916, ka vrarë dy kushërinjtë Agron dhe Alban Lleshaj. Vrasja në atë kohë ndodhi për kontrollin e territorit në Legnano për shitjen e heroines. /albeu.com/


Shtuar më 17/07/2017, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori