Shqiptari zhvishet brenda aeroportit, vdes në duart e policëve italianë
Ditën e sotme një shqiptar ka humbur jetën në rrethana misterioze në aeroportin Malpensa në Milano.

Burime nga mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për një burrë rreth 44-vjeçar, i cili fillimisht shfaqi probleme personaliteti në aeroport, i shoqëruar nga gruaja e tij, filloi të bërtiste dhe nisi të hiqte rrobat.

Pas kësaj ka ndërhyrë policia e cila ka neutralizuar shqiptarin, por brenda pak sekondash ai ka rënë në tokë pa ndjenja duke humbur jetën. Ekipet e aeroportit njoftuan ambulancën, por tashmë ishte shumë vonë për shqiptarin i cili humbi jetën pa pasur mundësi të transportohet në spital.

Ngjarja ka tmerruar qytetarët e pranishëm në aeroport, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e veprimeve dhe vdekjes së shqiptarit.

44-vjecari shqiptar ndodhej në Milano prej pak ditësh, ndërsa në Malpensa ishte kthyer për të shoqëruar gruan e tij. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes./albeu.com/

Shtuar më 01/02/2017, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori