E thotë shkenca: Më thuaj në çfarë muaji ke lindur, të të them se nga ç’sëmundje vuan

‘’ Më thuaj në çfarë muaji ke lindur, të të them se nga ç’sëmundje vuan ‘’. Kjo është titulli i studimit  të bërë nga Columbia University Medical Center. Studimet e hershme kishin lidhur sëmundje të caktuara me stinët kur shfaqeshin, por kurrë më parë nuk ishte arritur një përfundim i kësaj natyre.

Zakonisht priremi ta shohim astrologjinë si një lojë argëtuese, por sipas shkencëtarëve amerikanë ekzistojnë arsye të vlefshme shkencore sipas të cilave muaji i lindjes mund të përcaktojë sëmundje të caktuara.

Studiuesit kryen një studim 14-vjeçar në të cilin morën pjesë 1.7 milionë pacientë të trajtuar një spitalin Presbyterian të New York-ut gjatë viteve 1985-2013. Pacientët i përkisnin moshave 20 -60 vjeç. Ata analizuan të dhënat e më shumë se 1688 patologjive të ndryshme dhe zbuluan që afro 55 prej tyre ishin të lidhura drejtpërdrejt me muajin e lindjes së pacientëve. Gjatë këtij studimi u zbuluan po ashtu edhe 16 sëmundje të reja kardiake, çka i i jep një hov të ri shkencës së mjekësisë dhe farmaceutikës.

Zbuloni lidhjen mes muajit të lindjes dhe sëmundjes që mund të vuani :

Janar : Hipertensioni
Shkurt : Sëmundje të ndryshme të zemrës
Marsi : Arterioskleroza
Prill : Angina Pektoris (sëmundje e zemrës e karakterizuar nga shtrëngimi në gjoks)
Maj: Nuk ka ndonjë sëmundje specifike
Qershor : Nuk ka ndonjë sëmundje specifike
Korrik : Nuk ka ndonjë sëmundje specifike
Gusht : Nuk ka ndonjë sëmundje specifike
Shtator : Astma
Tetor :Infeksionet virale
Nëntor :ADHD (çrregullim i hiperaktivitetit dhe humbjes së vëmendjes), infeksionet virale dhe bronkiti
Dhjetor : Bronkiti akut