Shqiptari vret gruan me thikë në Greqi dhe arratiset me fëmijën e tyre
Një shqiptar 34 vjeçar është shpallur në kërkim prej ditës së djeshme, pas vrasjes me thikë të bashkëshortes 41 vjeçare, e cila ishte me origjinë greke.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku mësohet se shqiptari pa më të voglën mëshirë ka vrarë me thikë në kuzhinë nënën e dy djemve, e më pas ka marrë një taksi duke u larguar në drejtim të paditur.

Krimi ndodhi në Halkidhiki të Selanikut dje rreth orës 19:00 me orën lokale, në banesën e çiftit.

Çifti ka dy djem të moshës 4 dhe 6 vjeç, ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e shqiptarit, pasi dyshohet se ai mund të kalojë kufirin drejt Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2016, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori