Shqiptari tregon pse vrau çiftin e huaj: Më thanë se ishin milionerë
Shqiptari Ali Qazimaj, i cili kërkohej nga policia britanike për masakrimin e një çifti pensionistësh ka menduar se ata ishin milionerë para se të kryente vrasjen.

Këtë e ka rrëfyer vetë ai para policisë britanike pas ekstradimit. Qazimaj ka thënë se kishte marrë informacione të gabuara se çifti Stjuart ishte milioner dhe vendosi t’i grabiste, por gjithçka shkoi keq.

Qazimaj, pasi vrau çiftin në Sufolk, fshehu trupat e tyre. Ai më pas u arratis në Francë. Qazimaj, mësohet se ka hyrë në Britani si refugjat lufte i Kosovës, por në fakt është nga Rinasi i Tiranës.
Ai rrezikon që të dënohet me burgim të përjetshëm për masakrën e 3 qershorit të vitit të kaluar./Albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 07:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori